Web sitemize hoşgeldiniz...
Beğen 3

Nderim Alimi-Martesa E Aliut

I than Aliut trimit tonë
Pse nuk shkon te pejgamberi jonë
Ti je zemër-bardh burrë zotni
Kërkoja pēr nuse vajzën e tij

E Aliu bindet edhe shkon
E Resulullahin e takon
Pejgamberi thot fol o Ali
Arsyen pse erdhe thuaje ti

Fatimen për nuse po e du
Erdha unê prej teje me kêrku
Ja resulaAllah tha ti e di
Se unë nuk jam djal me pasuri

Kishte për Aliun shumë dashni
Ja bani përhajr vajzën e tij
Dhurat për martesë çka do me i dhan
Kurgja përmbi shpirt tha unë nuk kam

Mburojën e luftës që ty ta kam fal
Shite në pazar o më i miri djal
Si ta shes dhuratën tënde Ja Nebij
Ja ktheu Aliu, me lotin në sy

Doli në pazar Omerin takoi
Arsyen e shitjes atij ia tregoi
U mërzit Omeri edhe nuk vonoi
Vlerën nê Dirhem atij ia pagoi

Merri o Ali, të uroj o vlla
Këtë martesë bekoje o Madhi Allah
Kjo mburojë që bleva, me shumë dashuri
Është dhuratë prej meje, për ty o Ali

  • Nderim Alimi
  • 15 Mart 2024 tarihinde eklendi.
  • tarafından eklendi.
  • Nderim Alimi-Martesa E Aliut için yorumlar kapalı

Nderim Alimi

Sitemizde sanatçıya ait toplam 24 eser bulunmaktadır. Sanatçının sayfasına gitmek için tıklayın.

Yorumlar

Henüz yorum yapılmamış.