Web sitemize hoşgeldiniz, 14 Kasım 2024
Beğen 3

Nderim Alimi-Dikur Dhe Sot

Hej,
Ngoni shqipe ju tetan’
A kush diçka me than
Për do punë që jem tu i ba
Qysh po lujm me fukara

Ktyneher pleqt na kan msu
Kujt sa t’mujm me i ndihmu
Me i ndihmu sa t’mujna na
Po hiç kërkush mos me na pa

Sot krejt ndryshe po punojm
Punt e mira i reklamojm
Një copë bukë dikujt m’ja dhan
Bajm reklam në krejt dynjanë

Çka me than ai fukara
Ska i mjeri çka me ba
Edhe fmit ja publikojnë
Demek qe qysh po i nimojm

Hej
Se shqiptari e ka tradit
Me ba mirë e n’uj me qit
Veç te Zoti me shpresu
Punt e mira Ai me i pagu

Nëse dojna mirë me ba
E krejt dynjaja me na pa
Gishtin n’kry ta qesim sot
A mujm me rrejt na t’madhin Zot

Zotin kerkush s’mun me rrejt
I madhnuemi i din krejt
N’ditë t’gjykimit i thojm na
Hatri Yt dham sadaka

Zoti i madh e din kete punë
Kush ka rrejt në zjarr e gjun
Me rrejt Zotin ska mundesi
Kete pun’ gjithkush le ta di
—-

Zemren t’poshter kush e ka
Ban reklam me fukara
Gjithandej ftyren ja qet
Per me mbrri famën e vet

Dikush hero do me u ba
Për së gjalli n’kete dynja
Me pa hallku e me i than
I lumi ti per shpirtin tan

O i mjeri ti per shpirtin tan
Qe e perdor fukaran
Per me mbrri famën n’dynja
Po çka i thu Zotit more vlla

Fukaraja s’ka çka ban
Mjafton Zotit ai me i than
Nje cope buke ma ka ofru
E krejt dynjase i ka kallxu
——
Ngoni mire shqiptart e mi
Kurr ska ndodh në histori
Dikujt barkun me ia ngi
E me u livdu per bamirësi

Shqipet e kan pas adet
Me dhan per shpirtin e vet
Kush per bab e per nan tvet
Qe kan kalu n’ahiret

Kush për qefi sadaka
Xhaarije ka dasht me ba
Dora dorën mos me pa
Qysh ka than ai Mustafa

Kush ka ndihmu fukara
Ai kurr t’madhe s’e ka ba
Me ba t’madhe ashiqare
Gjith o kan, e hala asht marre ani o hej


Nderim Alimi

Sitemizde sanatçıya ait toplam 24 eser bulunmaktadır. Sanatçının sayfasına gitmek için tıklayın.

Yorumlar

Henüz yorum yapılmamış.

Yorum Yaz

Bu site, istenmeyenleri azaltmak için Akismet kullanıyor. Yorum verilerinizin nasıl işlendiği hakkında daha fazla bilgi edinin.