Adem Ramadani-Xheneti
Ky shpirti im është lodhur shumë
N’dunjanë e ngushtë është i robnum
Nuk di dhe sa m’kanë mbetë me ardhë
Zot më ndihmo t’vij faqebardhë
Xhenetin Tan e kërkoj o Zot
Nën hije t’pemve me fruta plot
N’Shtëpi të Paqes të jem përherë
Aty ku vdekja ma kurrë s’na merr
N’kolltuqe drite ulur përballë
E pranë familjes duke u çmallë
E pranë lumenjve që gurgullojnë
Aty ku t’mirat kurrë nuk mbarojnë
Xheneti Yt i ka tetë dyer
Prej cilës vallë mu kanë me m’thirr
Të lutem Zot me ngulm kërkoj
Firdeusin dua ta trashëgoj
Afër Burimeve dua t’jem
Ku shpirti çlodhet e gjen melhem
Aty t’kënaqem e t’bëj sefa
E t’mund ta shoh unë atë Mustafa
E prapë rahat unë s’kam me u ba
Fytyrën Tane Zot pa e pa
Një fjalë prej Teje pa e dëgju
Kurrë nuk hidhrohem unë ma me Ju
Adem Ramadani
Sitemizde sanatçıya ait toplam 50 eser bulunmaktadır. Sanatçının sayfasına gitmek için tıklayın.


Yorumlar
Henüz yorum yapılmamış.