Web sitemize hoşgeldiniz, 25 Kasım 2024
Beğen 2

Musli Musliu-Hixhreti İ Muhamedit

Erdhi lajmi i madh u ndriçua bota
U qartësua hapur e vërteta nga e kota
Muhammedi i dashur shpalljen ka pranuar
Njerezit e pushtetshem e kanë refuzuar

Shkuan te profeti i than t’mos vazhdonte
Dinin e Allahut ai ta predikonte
Nëse do pushtet dhe shumë pasuri
Hiq dorë nga kjo thirrje, do t’jemi me ty

Edhe po t’mi sillni diell e hënë në duar
Drita e Hirasë nuk ka për t’u shuar
Sadoqë m’lëndoni rrugën e vazhdoj
Biseda me ju këtu përfundoi

Vazhduan mundimet, edhe nuk ndalonin
Shokët që e pasuan nisën ti luftonin
Zoti urdhëroi të madhin profet
Nga Meka n’Medine të bënte hixhret

Tala’al-Badru ‘alayna,
min thaniyyatil-Wada’
wajaba al-shukru ‘alayna,
ma da’a lillahi da’

Ensarët e pritën duke i kënduar
Fjalët më të bukura për të i kishin shkruar
O mirë se na erdhe me të bukurën fe
O hëna e plotë që u ngrite mbi ne

E profeti i dashur me fytyrën e ndritur
S’e ndali buzëqeshjen edhe pse i mërzitur
Njerëzit që islamin s’e kishin pranuar
Mjaftonte ta shihnin fytyren e bekuar

Kishte nga ata që posa e shikonin
Në vend shehadetin ata e dëshmonin
Nuri i pejgamberit kishte veçanti
E zemra e bekuar përplot dashuri

Hixhreti i Resulit botën e ndryshoi
Allahu i dashur zemrat na i ndriçoi
Prej aty islami hovin seç e mori
Nga errêsira e jetës në dritë na nxori

Tala’al-Badru ‘alayna,
min thaniyyatil-Wada’
wajaba al-shukru ‘alayna,
ma da’a lillahi da’


Musli Musliu

Sitemizde sanatçıya ait toplam 7 eser bulunmaktadır. Sanatçının sayfasına gitmek için tıklayın.

Yorumlar

Henüz yorum yapılmamış.

Yorum Yaz

Bu site, istenmeyenleri azaltmak için Akismet kullanıyor. Yorum verilerinizin nasıl işlendiği hakkında daha fazla bilgi edinin.