Web sitemize hoşgeldiniz, 22 Aralık 2024
Beğen 3

Nusret Kurtishi-Amanet

Ah sa shpejt po kalon koha
Javt e mujt o nket dynja
Dit e re e derte të reja
Çdo dit më e rënd se tjetra

Ah sa njerin e kemi ngrit
Sot udheheqin krejt hipokrit
E në oda na shesin dije
e që shkoll skan as një dit

Disa tjer vlla as turp skan
Çka punojn o dert se kan
E gjithçka sot që e kemi
Fajtor për bes na vet jemi

Dijetari sot vler nuk ka nderin mba ai që n’xhep ka
ah sa shumë që jem verrbu
s’jem tu dit kah jem tu shku

cdo kush tjetrin e fajson askush veten se shikon
sinqeriteti o na mungon
për inat çdokush punon

bereqet n’haram kërkojm aspak mendjen spo e vrajm
vllazën tdashur hiq spo menojm
Se at që e mbjellim o kem me korr

Hasedi zemrên na e ka smu
Veç për keq jem tuj menu
Zemra t’zeza o plot zili
Vllau vllaut i shet trimni.

Për farefis e dashamir
S’kemi kohë e as meshirë
Mik e thêrrasim një të huj
Nga e keqja, Zot na ruj.

Mos ti humbim tmirat që kemi
Me akraba mir gjitmon t’jemi
Sa më shpesh me i vizitu
Asniher mos me u largu

Zoti madh o ka premtu
Amanetin n’vend me çu
shpërblim t’madh ata do t’ken
fjalën e Zotit që e qun n’vend

E kush lidhjet mor i ndërpret
Dënim i madh atë njeri e pret
N’kuran qartë o na ësht than
Mallkimi Zotit ka me e n’zan

Porosin e Tij e kem harru
Për farefis cka na ka mesu
Zijaretin mos me ndal
N’dash që Zoti o me na fal.

Në Kur’an Zoti cka ka thon
Me vëmendje vlla ndëgjo
Mos fajsoni asnjë njeri
Peng i veprave je vet ti.


Nusret Kurtishi

Sitemizde sanatçıya ait toplam 26 eser bulunmaktadır. Sanatçının sayfasına gitmek için tıklayın.

Yorumlar

Henüz yorum yapılmamış.

Yorum Yaz

Bu site, istenmeyenleri azaltmak için Akismet kullanıyor. Yorum verilerinizin nasıl işlendiği hakkında daha fazla bilgi edinin.