Web sitemize hoşgeldiniz...
Beğen 1

Egzon Abazi-Mjalte E Kuranit

Prej kur ta lexova fjalën,
Të mirat tua kur s’u ndalën,
M’begatove me shumë të mira,
Më largove nga errësira.

Në rini ti më dallove,
Këtë mirësi ma mundësove,
Të mirën tënde unë e gëzova,
Kuranin përmendësh e mësova.

Mjaltë e Kuranit,
Ma ndriçoi jetën,
Jeto i lumtur,
Me të vërtetën.

Allah i dashur,
Nijetin e kam bërë për Ty,
Kërkoj Xhenetin kur të mbylli kta dy sy.

Elhamdulilah me zemër,
Të them Ty me i bukuri emër,
Se veç Ti nasib ma bëre,
Me jetu me fjalën Tënde.

Jetoj me librin e jetës,
Me tingujt e së vërtetës,
Bëj o Zot që fjalët e Tua,
Të bëhen dëshmitar për mua.

  • Egzon Abazi
  • 3 Mart 2025 tarihinde eklendi.
  • tarafından eklendi.
  • Egzon Abazi-Mjalte E Kuranit için yorumlar kapalı

Egzon Abazi

Sitemizde sanatçıya ait toplam 1 eser bulunmaktadır. Sanatçının sayfasına gitmek için tıklayın.

Yorumlar

Henüz yorum yapılmamış.