Web sitemize hoşgeldiniz, 24 Kasım 2024
Beğen 2

Merita Burrniku-Sprova E Pejgamberit

Fytyra e tij e ndershme
Me lot u la një ditë
Një sprovë e goditi
Pejgamberin pa pritë

Një dritë e syve t’tij
U shua me t’vërtetë
I biri Ibrahim
I ka ndërruar jetë

Shtatëmbdhjet muajsh djalin
Me dhé po e mbulonte
Sahabet u habiten
Kur e panë që lotonte

“O biri im i dashur”
– tha, zemra ka mërzi
Por të gjithë te Allahu
Një ditë kemi me u kthy

qante pejgamberı
ı pıkonte lotı
o ı brahım ı vogel
u ktheve te zotı
baba po merzıtet
po s’kam tjetër fjalë
kshtu caktoı allahu
atıj ı qofshım fal

E toka u vendos
Mes hanës edhe diellit
Njerezit e pan me sy
Që u errêsua qielli

E pejgamberi ynë
Shokëve ju drejtua
Kjo që po bën vaki
Nuk ka lidhje me mua

E as me birin tim
Që sapo e la kët’ jetë
Kush thot që ky eshte shkak
Ka thenë një t’pavërtetë

Kur vdes një rob i Zotit
As terr as dritë nuk bahet
Sot vetem një sabi
Nga dynjaja po ndahet


Merita Burrniku

Sitemizde sanatçıya ait toplam 4 eser bulunmaktadır. Sanatçının sayfasına gitmek için tıklayın.

Yorumlar

Henüz yorum yapılmamış.

Yorum Yaz

Bu site, istenmeyenleri azaltmak için Akismet kullanıyor. Yorum verilerinizin nasıl işlendiği hakkında daha fazla bilgi edinin.