Nusret Kurtishi-Ja Resulallah
Të isha kan pran teje veç një herë
E me t’pa veç frym ti qysh po mer
Ato fjalë që i ke lon amanet
kisha dasht prej teje me i ngu vet
Për çdo nat me lot un bëj dua
Ah po du veq n’ëndër ty me t’pa
E me t’vet a je Ti, e mem than
Po vlla vet Muhammedi jam
Ja resul ja habiballah
Ja nebij ja hajra halkilah
Ata lotë që rrjedhnin sikur shi
Të isha kan aty vet me ti fshi
Nurin tan unë me shiku me mall
E me puth atë të bekuar ball
Ah te vari yt kur tjap selam
E kuptoj se sa i vogël jam
Me det me det Ja Resulallah
Qysh se pata fatin veq me t’pa
Ja Resul ja habiballah
Ja nebij ja hajre halkilah
Ku e di un i mjeri a të takoj
E shefaatin tënd a e meritoj
Mjafton Zotin dëshmitar e kam
Ai e din sa i permalluar jam
Ej i dashtun ej habibi jonë
Lum për shpirtin që për ty loton
Lum ashikët që lotojn për ty
E i kan zemrat për ty plotë dashni
Nusret Kurtishi
Sitemizde sanatçıya ait toplam 26 eser bulunmaktadır. Sanatçının sayfasına gitmek için tıklayın.
Yorumlar
Henüz yorum yapılmamış.