Nusret Kurtishi-Nuk Je I Vetmi Që Brengosesh
Mora rrugën të ec gjatë
Në një vend që kush s’më njeh
S’desha më t’jetoj n’këtë fat
Se çdo shpresë më ishte ndërpre
U nisa të shoqëroj malin
Të shoqëroj qetësinë e tij
Të largoj nga shpirti mallin
Të mos kem më lotë në sy
Rrugës takoj një djal të ri
E mbante një shkop në dorë
Më tha nuk mund të shoh me sy
M’ndihmo rrugën ta kaloj
Bisedova me të gjatë
I tregova hallin tim
Vëllau im më tha m’trego pak
Se si duket një agim
Gëzimi për mu është i shkurtë
E i gjatë është çdo pikllim
Se çdo shpresë më është këput
Më mbajnë shpresat në Zotin tim
Në xhamin e një fshati
U ndala të fal një namaz
Ta ndjej veten afër Zotit
Gjithë k’to brenga t’i lë pas
Aty pash një njeri
Një sexhade kisht lëshu
Qante i ngrati si fëmijë
A ka kush mëshirë për mu?
Bisedova me të pak
M’trego hallin thash që ke
Djalin kam t’sëmurë në shtratë
E çdo shpresë më është ndërpre
Kam ul kokën dhe mendohem
Sa më rënd paska t’sprovuar
Më fal Zot kur të ankohem
Më fal Zot se t’kam hidhruar
Nusret Kurtishi
Sitemizde sanatçıya ait toplam 26 eser bulunmaktadır. Sanatçının sayfasına gitmek için tıklayın.
Yorumlar
Henüz yorum yapılmamış.